Amarda Toska rrëfen abortin spontan: Ishte natën finale të ‘Dancing’, Nuk ia dola …

Pas shumë vitesh larg ekranit, Amarda Toska është gati për një rikthim në televizion, siç zbulohet nga intervista e saj me Orinda Hutën në podcast-in “Mam”. Diskutimi mes tyre nxorri zbuluar momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Pas martesës me Ermal Mamaqin, shpesh përflitej për një shtatzëni të mundshme, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve deri kur Ami u tërhoq papritur nga “Dancing With The Stars”, një spektakël ku ajo ishte prezantuese. Në një rrëfim të hapur, ajo zbulon se në atë kohë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Ishte pikërisht natën finale të ‘Dancing’ dhe unë isha 3-muajshe shtatzënë.”-tha Ami.

Kjo ishte shtatzënia e parë e Amit, e cila nuk përfundoi siç pritej. Vetëm dy ditë para finales, mjeku e këshilloi të kalonte në regjim shtrati për të shmangur komplikacionet.

Ishte një vendim i vështirë, por e ndjeva që ishte i duhuri. Ishte sfidë mes dëshirës për të mbajtur shtatzëninë dhe angazhimit që kisha në spektakël.”

Megjithëse finalja përfundoi me sukses, disa ditë më vonë Ami mësoi se shtatzënia ishte ndërprerë spontanisht.

“Nuk ia dola dot. Një ditë të bukur pata rrjedhjen e ujërave në mënyrë spontane edhe pse e kisha bërë regjimin për mbi dy javë dhe kaq, kur ndieva që më rrodhën ujërat thashë diçka nuk është mirë, shkova menjëherë te mjeku dhe aty më tha që çdo gjë ka përfunduar. Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë.”

Verified by MonsterInsights