Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë kryefjala e mediave rozë për shaka të të dinamikave në marëdhënien e tyre.
Së fundmi është folur në media për një largim të Heidit nga Shqipëria dhe për ndarje nga Romeo. Por veprimet e fundit të çiftit në rrjete sociale po ngjallin dhe një herë kureshtjen se çfarë po ndodh mes tyre. Heidi nuk është larguar nga Tirana ku pas largimit nga emisioni ’Goca dhe Gra‘ ka nisur të jetë më aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga jeta e saj në kryeqytet.

Pak momente më parë Heidi ka postuar disa foto ku tregon se po darkon në një nga restorantet në Tiranë por pa zbuluar se kush e shoqëron. Postimin Heidi e ka shoqëruar me një emoj ❤️ duke ngjallur më shumë kureshtje tek ndjekësit. Mos vallë çifti po jep sinjalet e para për fansat se ata janë bashkë dhe ndarja e tyre nuk ka ekzistuar?
Na mbetet vetëm të presim deri në reagimin e çiftit për të sqaruar si qëndron e vërteta.

Verified by MonsterInsights