Fundi i miqësisë me Mikelën,Efi tregon se kur e kuptoi se nuk mund të ishin më shoqe

Efi Dhedhes ka zbuluar arsyen pas krisjes së miqësisë me Mikelën, duke konfirmuar se shoqëria e tyre tashmë ka përfunduar. Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra,” Efi rrëfeu se dy vajzat kishin mosmarrëveshje të shpeshta, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si “macja me miun.”

“Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak defekti im si individ. Mund ta lidh dhe me shoqërinë. Nuk kam ditur ndonjëherë të them jo. Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe. Nuk jemi parë më të them të drejtën. Nga Instagram-i unë nuk kam hequr njeri.” tha Efi.

Ajo shpjegoi se, pavarësisht përpjekjeve, arritën në përfundimin se nuk përshtateshin më dhe se secila duhej të ndiqte rrugën e vet. Efi gjithashtu zbuloi se, edhe pse nuk janë më shoqe, e ka uruar Mikelën për shtatzëninë dhe ka marrë pjesë në festën e zbulimit të gjinisë së bebes.

Kam qenë te ‘baby-gender’. Nuk heq dorë kollaj nga njerëzit,” shtoi Efi, duke nënvizuar se për të, mbështetja dhe respekti për miqtë janë të rëndësishme, pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në marrëdhënie.

Verified by MonsterInsights