E pazakontë në Maliq! Babai qëllon me thikë të birin: S’vinte në shkollë!

Një konfilkt në familje ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se babai për motive të dobta ka qëlluar me thikë djalin e tij 15 vjeç. I mituri ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që babai është shoqëruar në Polici.    

Shpëtim Çuka, babai i 15 vjeçarit, ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.” 

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

Verified by MonsterInsights