Eurodeputeti Fredi Beleri është përballur me një incident të pakëndshëm mëngjesin e sotëm. Teksa po futej në kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ai është përballur me një qytetar.
Qytetari e ka quajtur Belerin vrasës, ndërkohë që më tej është shprehur se eurpdeputeti është akuzuar për vrasje.
“Nga më doli para ky mua. është vrasës, është akuzuar për vrasje, ja çfarë i thash unë atij,” tha qytetari.