“40 ditë pa ty shoku im”, Arbër Çepani bën postimin prekës për ish-deputetin Bogdani: Akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjej tek tavolina jonë

Kanë kaluar 40 ditë nga ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Kunati i tij, Arbër Çepani ka ndarë një postim në rrjetet sociale teksa shkruan se ende nuk e beson që ai nuk është mes tyre.

“40 ditë pa ty shoku im… akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjejë tek tavolina jonë dhe të pimë kafen bashkë, për të folur për çdo gjë që lamë në gjysmë”, shkruan Çepani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Verified by MonsterInsights