Prej ditësh po qarkullon lajmi se Heidi Baci do të lërë panelin e “Goca dhe Gra” për t’u kthyer sërish në Itali.
Ndërsa pritet që gjatë mbrëmjes Heidi të shpjegojë arsyet e largimit të saj, na ka paraprirë mikesha e saj Xhilda Luzi, përmes një postimi në Instastory.
“Kur mungesa ndihet më shumë se prezenca, mendoj që ky është suksesi yt! Kur fuqia ndihet dhe në heshtje…Ishte kënaqësi të ndaja këtë panel me ty! E thjeshtë, e dashur, me këmbë në tokë! Të uroj të kesh zotin pranë në çdo hap!”, shkruan Xhilda, një nga panelistet e tjera të “Goca dhe Gra”.