“Besi është shpatulla e fortë ku mbështetemi të gjithë”, ja këshilla e Ana Kallakut për vëllain

Ana Kallaku, motra e Bes Kallakut shpesh ka flour për marrëdhënien e mirë që kanë motër e vëlla. E ftuar në  “7pa5” në rubrikën e gatimit, Ana  përgatiti recetën e saj e teksa tregoi aftësitë e në kuzhinë, u ndal patjetër edhe te raporti me Besin

Teksa është pyetur nga moderatorja se çfarë këshille ka për të vëllain, ajo u shpreh se ai është i madhi dhe përgjithësisht është ai i cili jep këshillat mes tyre.

Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.

Ndër të tjera ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë.

Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diccka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“, u shpreh Ana Kallaku.

Verified by MonsterInsights