Festë në familjen e Belinda Ballukut: Ta gëzosh ditëlindjen babushi im, të duam pafund!

Të pakta janë fotot e zv.kryeminisres dhe njëherësh dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukut me familjarët e saj nëpër rrjetet sociale.

E sot në një ditë mjaft speciale për të ministrja ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një foto krah të atit, njeriut që kudo ku shkon e thotë me krenari se e bija e kujt është.

Ka zgjedhur këtë ditë për të ndarë këtë foto të veçantë dhe për t’i uruar atij ditëlindjen. Ndryshe nga herët e tjera qirinjtë e tortës këtë vit janë fryrë pa njeriun e tij të zemrës, nënën e Ballukut.  

“Të gëzosh ditëlindjen, babushi im! Vit i vështirë ky për ty, ditëlindja e parë pa mamin në krah, por ne jemi të gjithë këtu rreth teje dhe të duam pafund. Sado që vitet kalojnë, unë vazhdoj të përgjigjem me krenari kur më pyesin – vajza e kujt je? – Jam e bija e Çlirimit!”, shkruan Balluku.

Verified by MonsterInsights