Lirohet pas disa muajsh nga burgu, Bahtjar Bajraktari, i njohur për publikun si DJ Crax.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që ai të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.
“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi për Klankosova.tv.