Artisti i njohur Fero Fera ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në puntatën e rradhës së “BBVK” për një konferencë. Fero nuk i shpëtoi pyetjes rreth raportit me Arbenitën. Ai u shpreh se kanë menduar ribashkimin por kjo gjë nuk ka funksionuar.
Fero i pyetur nga Sara Kolami u shpreh: Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin kam dhe dashuri për të, është nëna e vajzës time asnjëherë nuk mundem me hedh poshtë çfarëdo që të ndodh i urojë më të mirat e jetës.’
Nuk jeni munduar të ribashkoheni për vajzën?
Fero: E kemi menduar këtë gjë por ndonjë herë kur nuk mundemi me gjet gjuhën e përbashkët më mirë të ndarë. Unë mendoj që gjëja më e mirë për vajzën është bashkimi. Nuk e fajësoj ish-partneren time që nuk e ka mendimin e njëjt që është më mirë për vajzën. e vlerësoj mendimin e saj sido që të jetë.