Kampioni shqiptar i Taekwondo, Ernest Merdanaj ka fituar medaljen e arit në G2 Dutch Open.Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur sot se Merdanaj ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në G2 Dutch Open.
Kampioni shqiptar ka fituar plot 6 ndeshje në këtë turne, ndërsa i janë shtuar edhe 20 pikë të tjera, që do të konvertohen në pikë kualifikuese.
Pak ditë më parë Merdanaj mori medaljen e artë edhe në Albanian Open G1.