Dafina marrëzisht e dashuruar me partnerin, ndan momentin kur ajo “i propozon”

Dafina Zeqiri ka ndarë një moment shumë të veçantë në Instagram, duke postuar një foto të saj me partnerin Kreshnik Gjergji. Në këtë imazh, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunj, duke ia vënë unazën partnerit, moment ky që njihet si momenti i propozimit.

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotos: “Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!” duke i bërë tag partnerit të saj.

Ky postim duket se ka emocionuar ndjekësit e saj, pasi shumë prej tyre kanë komentuar me urime dhe fjalë dashurie për çiftin.

Verified by MonsterInsights