Rezarti e imitoi, Burimi: Nuk është bullizëm, jam i kënaqur me të gjithë banorët

Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip Kosova”, aktori shqiptar, Rezart Veleshnja imitoi ecjen e Burimit. Gjatë Prime-it të sotëm, u publikua ky moment me video, por reagimi i Burimit habiti të gjithë.

Ky i fundit, nuk ka pranuar të viktimizohet. Sipas tij ajo nuk përkon me bullizëm, dhe ndjehet shumë i kënaqur me të gjithë banorët.

Burimi u shpreh:

”Unë ia kam lejuar me bo pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë kur e kam pa këtë si fëmijë në ‘’Portokalli’”.

Nëse është bullizim, por bullizim është me të thanë shtatshkurtër, ose shkurtabiq. Unë jam shumë i kënaqur me të gjithë banorët. Nëse është bullizëm, vëllai i madh është për mu. Është imitim, është aktrim. Nuk është diçka bullizim”.

Verified by MonsterInsights