Arbana Osmani konfirmon projektin e ri në televizion

Në rrjet është aluduar se Arbana Osmanin do ishte në krye të moderimit të BBVK e pas rikonfirmimit të moderatorëve, u tha se do të bënte një podcast. Në emisionin “Oxygen” ajo u pyet nga Besim Dina nëse do të jetë në televizion dhe moderatorja u përgjigj e bindur. Sa për podcast-in, ajo tha se nuk bëhet fjalë aspak për një të tillë.

Pyetje-A do të të shohim në televizion, po, jo?

Arbana Osmani: Po. Mund të më shohësh në televizion, në telefon, në frigorifer do të të dal, te soba do të të dal, do të më shohësh ku të kesh qejf ti.

Pyetje-Hajt, thuaj që do të bësh podcast edhe ti se na lodhët!

Arbana Osmani: Jo.

Pyetje-A do të bësh një emision duke u zënë në studio për të drejtat e femrave?

Arbana Osmani: Jo.

Pyetje-A do të bësh një emision politik?

Arbana Osmani: Jo, politika s’ka qenë kurrë…

Pyetje-A do të na kallëzosh?

Arbana Osmani: Mua më pëlqen t’i tregoj gjërat pasi t’i kem bërë, jam në proces pune.

Arbana tha se ky program do të përfshijë gjithçka që ajo ka bërë përgjatë karrierës, por duke qenë tërësisht e re.

“Po përpiqem të bëj diçka që s’kam bërë më përpara duke bërë gjithçka që kam bërë më përpara. Pak ‘Big Brother’, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001 Pse’, pak muzikë, ‘Top Fest’. Unë kam pasur fatin të bëj një gamë të gjerë programesh, te të gjitha ka nga pak unë, nga pak Arbana”

By zonevip