Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka ndarë së fundmi një mesazh reflektues në rrjetet sociale, duke përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij pa dallim feje, ngjyre apo bindje politike. Me fjalët e tij të sinqerta, ai thekson rëndësinë e bashkimit mes njerëzve dhe dëmshmërinë e urrejtjes që ka përfshirë shoqërinë moderne.
“Me të vërtetë jemi larguar nga njëri-tjetri, jemi tu e urry njeri-tjetrin, për së gjalli po dojm me u hanger”, shkruan ai, duke përçuar një ndjenjë zhgënjimi për distancimin emocional dhe shpirtëror që po ndodh mes njerëzve. Getinjo bën thirrje për një reflektim të thellë, duke theksuar se kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë.