Së shpejti nis sezoni i ardhshëm i ‘Portokallisë’. Por të gjithë u përfshinë një debat rreth moderimit të këtij format pas largimit të Xhemi Shehut.
Në media u përfolën shumë emra por burime eksluzive për ZoneVip bëjnë të ditur se këtë sezonë prezantimit të “Portokalli” do i bashkohet edhe Kiara Tito.
Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës. Për herë të fundit Kiarën e kemi parë në ekran me “Fan Club- DWTS” në fund të vitit që shkoi.