Rrëfimi prekës i Xuxit për vajzën: Fitoi dëgjimin në moshën 3-vjeçare

Një prej konkurrentëve të “BBVK”, Xuxi ka bërë një bisedë prekëse me banorët e tjerë të shtëpisë. Rrëfimi i tij kishte të bënte me vajzën e tij kur ajo fitoi dëgjimin për herë të parë. Ai tha se ata jetonin në Londër dhe përmes implantit koklar, vajza e tij arriti të dëgjojë për herë të parë në moshën 3-vjeçare.

Kur ka dëgjuar për herë të parë… se iu bë implanti më 4 janar 2010, por iu lëshuan frekuencat më 23 mars. Pas tre muajve. Reagimi i vajzës time ka qenë ky: Procesorët bam, një, në një anë dhe një në tjetrën. Që prej një qetësie absolute, ku ta di se çfarë zhurme i është dukur. Ka qenë vetëm 3 vjeç e gjysmë dhe tani i është 18 vjeçe”, ka thënë Xuxi.Prej atij momenti, këngëtari gjithashtu deklaroi se ekspertët i sugjeruan të flasin me vajzën vetëm anglisht.

Verified by MonsterInsights