Në Primen e djeshëm të Big Brother Vip Kosova ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend si banor më i ri.
Sigurisht, një gjë na bën kurioze, se kush po kujdesët për fëmijët e dyshes pasi të dy prindërit ndodhen në reality-show.
Indeksonline ka kontaktuar me avokaten e Drenushes, Saranda Keqekolla-Sadiku.
Ajo u përgjigj shkurt, duke thënë se fëmijët janë nën përkujdesjen e nënës së Drenushës.
E pyetur se a kanë qenë fëmijët të pajtimit që të dy prindërit të jenë pjesë e këtij formati ajo u përgjigj: “Po po normal që kanë qenë të pajtimit”.