Spektakli i Big Brother-it i transmetuar mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në mediat sociale dhe në publik. Disa figura të njohura kanë shpërthyer në kritika, pas futjes në shtëpinë e Big Brother, të ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh.
Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, me një postim të fortë, ka shprehur zemërim ndaj futjes së Atillës në këtë reality-show. Ajo e cilësoi pjesëmarrjen e tij në program si një akt të turpshëm dhe e akuzoi produksionin për mbështetje të abuzuesve.
“Big Brother ka rënë në një nivel të ulët, duke mbështetur dhe ftuar abuzues në emision! Si nuk ndihen të turpëruar, duke injoruar nënat, motrat dhe vajzat? Ju shiteni për pak para dhe vazhdoni të bëni gabime, ky është dështimi juaj i këtij viti!” ka shkruar Arbenita, duke komentuar këtë situatë.