Ilnisa e ftoi në audicionet e filmit të saj me Meritonin, Egla e ironizon: Kam kohë të merrem me amatorë

Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Ilnisa Agolli zbuloi për herë të parë lajmin se do të realizojë një film së bashku me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi. Ilnisa me humor u shpreh se personi i parë që do të marrë pjesë në audicion është Egla Ceno.

Eglës si duket nuk i ka pëlqyer shakaja e Ilnisës e cila ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale ku ironizon projektin e Ilnisës dhe Meritonit.

Egla shkruan se ka kohë të merret me amatorët që nuk marrin vesh nga aktrimi, teksa me ironi shton që ta lajmërojnë nëse ka ndonjë audicion.

Verified by MonsterInsights