Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u dha lajmi se moderatorja Jonida Vokshi ka humbur babain e saj, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë që fatkeqsisht nuk mundi ta kalonte dot.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme Jonida ka bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it një dedikim tepër të ndjerë për të atin e saj, i cili u nda nga jeta përpara pak ditësh. Me fjalë zemre e tepër të ndjera, Jonida rrëqeth me dedikim e saj: Nje pjese e shpirtit tim eshte prane teje tashme, ma more me vete bush, pika ime e dobet ti! Boshllekun e madh qe me le do mundohem ta mbush me kujtimet tona te bukura dhe te tilla ne kemi pambarimisht. Dhembje e papershkrueshme, nuk di si do ja bej pa ty, qe te kisha kudo me vete, askund pa te marre. Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem ti shkruaj keto fjale mes lotesh.
Por te premtoj do ta kthej ne force per ty, se keshtu do doje ti, se keshtu me ke mesuar ti. Jam e bekuar qe jam gjaku yt! Jam e bekuar qe tashme kam engjellin mbrojtes me te mire ne qiell !
Te dua shpirti im, perjete bushi im🤍🪽