Mikela Pupa është në ditët e fundit të shtatzanisë, ajo dhe partneri i saj Diklo do të bëhen prindër të një vajze.
Së fundmi çifti ka ngjallur dyshime tek fansat se i kanë dhënë fund beqarisë.
Ka qenë Mikela që ka postuar një video në Instastory që shikohet në ambientet e Njësisë Bashkiake Nr 7 duke ngritur dyshimet se çifti janë celebruar pak para lindjes së vajzës.
Por ende nuk dihet se kur do ta kurorëzojnë me një dasmë dashurinë dyshja, por mesa duket nuk do të vonojnë shumë! Mbetet pët tu parë.