Tre të vrarë në Shkodër, rëndohet bilanci i atentatit. Burime thonë se një prej të plagosurve ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë monumentit “5 heronjtë e Vigut” në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të shumta të policisë dhe pesë ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.