Kreshnik Gjergji ironizon lajmet mbi mungesat e miqve dhe familjarëve në dasmën e tij dhe Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji u martuan të shtunën në një ceremoni të madhe në Prishtinë, ku ishin të pranishëm personalitete nga fusha të ndryshme.

Megjithatë, disa fytyra publike që kanë pasur raporte të mira me këngëtaren munguan. Elinel, Mozzik, Kida dhe Lumi B, të cilët kanë bashkëpunuar me Dafinën në projekte muzikore, nuk ishin të pranishëm në këtë ditë të veçantë.Mes bashkëpunëtorëve mungonte dhe motra e madhe e këngëtares

Gjë që u reflektua edhe në mediat rozë. Së fundmi, ka qenë Kreshniku ai që ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina… Çfarë po ndodh?”.

Ai ka publikuar edhe një foto të Dafinës duke e mbulur me një emoji.

Verified by MonsterInsights