Pas shtatëzanisë, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë?

Ish-banorja e BBV, Sara Gjordeni teksa është në pritje të vajzës së saj, të cilës i kanë bërë edhe emrin publik tashmë, Nea, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Me anë të një “ask me questions” një ndjekës e ka pyetur Sarën “Të ka mbetur peng që nuk u bërë nuse me vello apo do e realizosh më vonë?”

“Të ka lënë mendja nëse mendon se kaq ishte martesa jonë,” është përgjigjur ish-misi duke na lënë të kuptojmë se do të ketë patjetër një dasëm mes çiftit.

Kujtojmë që çifti i njohur Sara Bardhi i patën fillesat e romances së tyre brenda Big Brother Vip, pas daljes nga shtëpia ata e vazhduan lidhjen e tyre dhe  tashmë janë duke pritur të vijë në jetë e vogla e tyre.

Verified by MonsterInsights