Në “BBVK” konsumohet d*ogë? Drenusha nxjerr “zbuluar” produksionin, flet për aktorin: Tri herë në ditë e pi…

Një nga konkurentet e Big Brother Vip Kosova, Drenusha Latifi, ka bërë një deklaratë të fortë, duke ngritur aludime se produksioni lejon një prej banorëve të konsumojë substanca narkotike.

“Ka tri herë në ditë e pi’, është shprehur ajo gjatë bisedës me Bay T, për aktorin Besfort Daka.

Pjesë nga biseda:

Drenusha Latifi: Ai djali vetëm normal nuk është.

Bay T: Mendoj se është në ndikimin e këtyre gjërave.

Drenusha Latifi: Ka tri herë në ditë e pi.

Bay T: Për atë e thërrasin shpesh.

Drenusha Latifi: Ia kanë lënë dje aty e kanë harruar, najkush që nuk ka qenë shumë. Kur po e shoh unë, tri lloje. Tani po i them shiko se ku paska.

Bay T: E kam ditur.

Drenusha Latifi: Unë e njoh shumë ndryshe. Shumë moti. Se kam parë që 15 vjet. Unë i kam thënë kështu nuk të njoh. Nuk ka lidhje me këtë punë. Para se me hy, e kam parë që është shumë keq.

Verified by MonsterInsights