Njëra nga motrat Berisha, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës. Prej muajsh ajo ndodhej në arrati pasi së bashku me të motrën, Marielën pasi dhunuan barbarisht të renë, Klea Prenga
Dy motrat Berisha vendosën të dorëzohen ku ishte Gjykata e Tiranës pas disa muajsh arrati e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën.
Epo si duket “ditët e këqija” për Antonelën kanë përfunduar dhe kështu ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive. Kjo mungesë e ish-konkurrentes së “Përputhen” është ndjerë dhe te miqtë e saj si dhe bashkëpuntorët të cilët së fundmi e kanë “mbuluar” në lule”.
Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve bisha”.