Arrestimi i Ilir Metës të hënën në mesditë nga policia me urdhër të SPAK nxori në dritë një marrëdhënie të dyshuar korruptive mes tij dhe biznesmenit Samir Mane.
Marrëdhënia e Ilir Metës dhe Samir Manes i ka fillesat e saj me ndryshimin e një ligji në fushën e minierave në favorë të biznesmanit.
Samir Mane i premtoi Metës në këmbim të ligjit një vilë në Rolling Hills. Vila dhe pse u krijua sipas preferencave të tij me hamam. Por mos kalimi i ligjit në Kuvend sipas kërkesës së Manes bëri që Ilir Meta të ishte vetëm 2 muaj pronar i asaj vile e cila më pas kalojë në pronësi të gazetarit Baton Haxhiu.
Po përse SPAK ka ngritur akuzën e vilës, përse ajo vilë mbeti e Ilir Metës dhe pse nuk ishte e tij?
Vila edhe pse nuk u përdor nga Ilir Meta qëndroj në emrin e tij e rregjistruar për 1 vit edhe pse në të jetonte Baton Haxhiu.
Në disa deklarata për shtyp Monika Kryemadhi ka folur rreth kësaj çështje duke thekuar se vila është përdorur nga Baton Haxhiu dhe jo nga ajo dhe zoti Meta dhe pse e projektuan sipas preferencave të tyre.