Një deklaratë e babait të Capital T ka nxitur dyshimet se ky i fundit ende nuk e ka prezantuar Adrola Dushin me familjen e tij. Edhe ose përfliten prej kohësh për një lidhje, por edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar hapur, fotot e tyre së bashku dhe detajet e tjera nuk kanë lënë vend për dyshime.
Megjithatë, dyshja duket se ende nuk i kanë bërë gjërat familjare. Në një intervistë për emisionin “Hambari”, në Kanal 10, babai i artistit, Agim Ademi tregoi se djali tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.
“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund” -u shpreh Ademi.