Këngëtarja Genta Ismalji, edhe pse ka krijuar jetën e saj larg Shqipërisë, nuk harron të kthehet si dhe të japi intervista. Mirëpo e ftuar në një emision këngëtarja ka bërë një deklaratë e cila rrëmbëu vëmendjen e të gjithë intervistës që ajo dha.
E pyetur se kush i pëlqen më shumë si kryeministër, Edi Rama apo Albin Kurti, Genta u shpreh se me Ramën do të rrinte 24 orë pa u mërzitur ndërsa për Kurtin nuk dha një koment.
“Për Albin Kurtit nuk e di me thënë të drejtën, nuk di asgjë për politikën. Por Edi Rama është shumë njëri i mirë. Më pëlqen stili i tij. Edhe po të kisha qëndruar 24 orë me të nuk do të isha bërë bajat,” tha Ismajli në “Top Albania Radio”.