Big Brother VIP 4, më shpejt sesa e prisnim…

Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajtën mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, Big Brother VIP 4 po vjen.

Lajmin është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Big Brother Vip.

Krahas videos shkruhet: Big Brother Vip nga dhjetori

Video është shpërndarë edhe nga Lori Hoxha dhe Sara Hoxha të cilat kanë preferuar mos të zbulojnë asgjë më shumë.

Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.

Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit dhe kush do jenë personazhet që shqiptarët do i shohin 24/24 për disa muaj, na mbetet vetëm të presim…

Verified by MonsterInsights