Banori i Big Brother VIP puth Rezart Veleshnjan, ja çfarë thotë aktori për personat që pëlqejnë gjininë e njëjtë

Pak ditë nga nisja e Big Brother Vip, kanë filluar edhe shoqëritë e para me mesbanorëve. Kjo është vënë re dhe midis reperit Gjesti dhe aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Teksa dyshja e miqve kanë qenë duke kaluar kohë së bashku Gjesti e puthi Rezin në faqe me humor, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve të tjerë. Ata ishin duke kaluar disa çaste qesharake, kur Rezi i hipi mbi shpinë Gjestit.

Pas kësaj situate, Gjesti shprehu se ndihej shumë i lumtur që Rezi ishte në shtëpi, pasi ai i sillte shumë pozitivitet.

Ti më sjell lumturi, ke shumë pozitivitet,” u shpreh Gjesti ndaj aktorit.

Në atë moment Rezi e inkurajoi reperin që ta puthte në faqe dhe ky i fundit ashtu bëri.

Mirëpo siç duket, teksa ka marrë shkasë nga kjo situatë e krijuar, Xhenata e ka pyetur Rezartin nëse është kundër Lgbt, ku ky i fundit është përgjigjur që jo, madje ka shtuar se ka miq që janë pjesë e këtij komuniuteti në rrethin e tij shoqëror.

“Kam dhe shokë dhe kshu…por nuk e kam problem, zero. Janë njerëz si ne,” tha Veleshnja.

Verified by MonsterInsights