VIDEO/ Motrat Berisha i shpëtuan burgut, reagon Klea Prenga: Mariela je në gjyq për tentativë vrasjeje në Itali

Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, sot para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë.

Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar.

Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat Berisha të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj, ku më pas e kanë goditur. 

By zonevip