Sapo ngjitet shkallëve të studios së BBVK-së, Milaim Zeka nis me batuta e ngacmime: U vonova se i rash nga Peqini

Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur mega spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.

Pas prezantimit të opinionistës së parë, Olta Gixharri, në skenë u shfaq edhe analisti tjetër, Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv

Qysh në hyrje Zeka shkaktoi të qeshura duke thënë se bëri plan të rrëzohej në shkallët hyrëse, teksa batutat e tij vazhduan tutje duke iu arsyetuar dy moderatorëve për vonesën e tij pasi sias tij i kishte rënë nga Peqini.

“U vonova se i rash kah Peqini”, deklaroi Zeka.

Zeka deklaroi në formë shakaje se do të kacafyten mes vete me opinionisten tjetër, teksa u shpreh i lumtur që do jetë pranë Gixharrit.

By zonevip