Olta Gixhari: Nder i madh të jem opinioniste në BBVK 3

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, thotë se është nder i madh për të që të jetë në këtë rol në spektaklin më të shikuar në trojet shqiptare.

Gixhari thotë se do të jap maksimumin e saj që gjithçka të shkon në rregull pasi që më parë ka qenë në rolin e banores dhe e di mirë këtë format.

“Shumë faleminderit për ftesën në Kosovë. Është hera e parë për mua si opinioniste dhe është nder i madh, uroj të shkojë gjithçka mbarë. Jam shumë e lumtur për mundësinë e dhënë”, tha Gixhari.

By zonevip