Jonida Vokshi e prekur për të atin në spital: Do doja të më shihte, ndjekësi im fanatik dhe kritik, por…

Na ndajnë vetëm pak prë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Jonida Vokshi do të shfaqet vetëm pas pak në ekranin e madh krah Alaudin Hamitit dhe ka gjetur kohën që t’u kushtojë pak kohë ndjekësve të saj.

Por ndryshe nga ç’ka pritur, ata e kanë ‘zhgënjyer’ për mirë me pyetjet e tyre. Siç shkruan ajo, pjesa dërrmuese e pyetjeve nuk kanë qenë për formatin, por për të atin. Prej ditësh, babai i Jonidës po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore dhe moderatorja e familja po i qëndrojnë pranë.

Në njërën prej pyetjeve që sërish është për të atin, ajo ka treguar se gjendja e tij thjesht është e qëndrueshme, por asnjë hap më tej. Ajo shprehet se do të dëshironte që ai ta shihte sonte, por po përpiqet t’i japë forcë vetes e njëkohësisht të përçojë paksa edhe te ndjekësit.

“Pyetja më e shpeshtë në Q&A ishte për babin! Më keni prekur thellësisht shumë! Babi vazhdon të jetë njësoj, fatmirësisht s’ka përkeqësim, por fatkeqësisht as përmirësim të dukshëm.

Mjekët po bëjnë një punë fantastike dhe vetëm kjo më bën të ndihem sadopak e qetë se është në duar të sigurta për të bërë maksimumin. Pjesa tjetër është në dorë të Zotit! Kam filluar të gjej forcën pak nga pak t’i kthehem rutinës, e duke mbushur veten me shpresë, të jem këtu për fëmijët e mi, për mamin tim dhe për ju, si gjithmonë!”, shkruan moderatorja.

Më tej shton:

Do të doja shumë që sot ai të më shihte në Big, si ndjekësi im më fanatik dhe kritik, e të mos ishte në një shtrat spitali, por edhe kjo qenka pjesë e jetës dhe dua t’i jap forcë sadopak secilit nga ju që po kalon një situatë të tillë.

Forca, se sa më të fortë të jeni ju, aq më shumë përcillet kjo te prindërit tuaj dhe i ndihmojmë më shumë kështu. Ju dua shumë, akoma edhe më shumë me kujdesin dhe dashurinë që keni treguar për mua këtë periudhë. Ju jam mirënjohëse pafundësisht!”, shprehet Jonida në Instastory.

By zonevip