Dhunuan brutalisht Klea Prengën/ Gjykata nxjerr nga qelia Mariela Berishën, detyrim paraqitje për të motrën

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia Mariela Berishën, autoren e sulmit brutal ndaj 24-vjeçares, Klea Prenga, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë masa për Antonela Berishën është “detyrim paraqitje”. Dy motrat janë vetëdorëzuar tre ditë më parë në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi fillimisht “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “arrest shtëpie” për Antonela Berishën, ndërsa në seancën e sotme masat janë ndërruar.

By zonevip