Aplikacioni që po i çon vajzat drejt altarit/ “Love match”, po përdoret gjerësisht në Pakistan

Martesat me mblesëri për vendet e zhvilluara sot janë legjenda urbane me të cilat bëhet dhe humor. Por në ato rurale tradita vazhdon, por është me e reduktuar se vite me parë.Bota u përball me pandemia dhe ndërpreu martesat, ndërsa sot që flasim Pakistani edhe me zhvillimin e teknologjisë ka gjetur një formë tjetër për të krijuar martesa nëpërmjet mblesërive.

Aplikacioni “Love Match”, është mundësia e re që u ofrohet vajzave, për të gjetur një burrë dhe anasjelltas.

Me dhjetëra e qindra të rinj e të reja ndeshin dashurin e tyre në këtë platformë në internet dhe sot gëzojnë një martesë të lumtur. Nëpërmjet këtij aplikacion çifti takohet disa herë para se t’ja bëjnë të ditur familjes.

Sidoqoftë, aplikacioni thotë se 1.2 milionë pakistanezë janë regjistruar që nga fillimi i tij vitin e kaluar me një fushatë reklamuese në qytetet e mëdha dhe 15,000 njerëz tashmë janë martuar.

Aplikacionet e martesës e përshkruajnë veten si “hallall”, ose të lejuar në Islam.

Por ata vazhdojnë të luftojnë një stigmë që i lidh me aplikacionet e rastësishme të takimeve si Tinder, i cili është ndaluar në Pakistan për të qenë “imoral”.

Martesa shihet si bashkimi i dy familjeve në Pakistan, ku shumë jetojnë në familje me shumë breza.

Konsulentët u mësojnë vajzave të reja se si të ecin, flasin dhe vishen në mënyrë që të korrespondojnë më së miri me dëshirat e vjehërrve të tyre të ardhshëm.

Ndërsa sipas UNICEF, rreth 21 % e vajzave në Pakistan janë nuse-fëmijë, që detyrohen të braktisin shkollën për tu bërë bashkëshorte dhe më pas nëna. 3 % e tyre martohen përpara moshës 15 vjeç.

Jo më kot, Pakistani është në vend të 6-të mes vendeve që kanë numrin më të lartë të nuseve-fëmijë (rreth 2 milionë) rezultatet I përkasin vitin 2020.

By zonevip