Vetëdorëzimi i motrave Berisha, Klea Prenga: Kërkoj drejtësi dhe dënimin e merituar, nuk do të ndodhë pajtim

Klea Prega ka reaguar pas vetëdorëzimit në polici të dy motrave Berisha që dyshohet se se e sulmuan në një restorant në Tiranë dy muaj më parë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Prenga thotë se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim me tyre. Ajo shton se nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Gjithashtu Prenga shkruan se shpreson që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend.

“Përshëndetje, pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, shkruan ajo.

By zonevip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *