U bë nënë për herë të parë! Evi Reçi flet për mëmësinë, zbulon kuptimin e emrit të djalit: Do të thotë yll por jo vetëm…

Moderatorja e njohur Evi Reçi, e cila u bë nënë pak kohë më parë ka zbuluar kuptimin e emrit që ajo dhe bashkëshorti i saj Kledi Hysa, kanë përzgjedhur për të voglin e tyre.

Dyshja u bënë prindër për herë të parë më 13 shtator të këtij viti. Gjatë një interviste, Evi  tregoi kuptimin e emrit të djalit të saj Aster.

Emri Aster do të thotë yll dhe vjen nga greqishtja”, tha ajo . Moderatorja shtoi se emrin ia ka zgjedhur ajo djalit, sigurisht me aprovimin e partnerit.

Lidhur me eksperiencën e saj si nënë, Evi tha se askush nuk ka lindur me një manual prindërimi dhe se nga gabimet do të mësojë.

“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.”, u shpreh këngëtarja.

By zonevip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *