Si e përdori Dea Mishel sherrin me Luizin per te promovuar biznesin e saj të ri

Është bërë e udhës për këdo që dëshiron të promovohet që të ndez një debat virtual me Luiz Ejllin që të arrijë klikimet. Së fundmi kjo ka ndodhur edhe me ish-banoren e Big Brother Vip, Dea Mishel e cila pas hapjes së biznesit të saj u kujtua që kishte dal një vendim Gjykate për Luizin dhe as hatërmbetjet e mëparshme nuk e penguan të bënte një reagim të pabërmbajtshën në rrjete sociale.

Ju do thoni po Deas kush i kërkoi të reagoj pse zgjodhi ajo të fliste për një çështje që akoma nuk ka një vendim të formës së prerë? Klikimet!

REAGIMI I DEAS: “Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”

Si duket Dea arriti të merrte atë që dëshironte, një replikë nga Luizi që shifrat e klikimeve të rriteshin dhe biznesi i saj të promovohej.

REAGIMI I LUIZIT: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës: Kush na ka inatin ju q*** nona o!”

Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj ka publikuar një tabelë ku tregohet qartë si emri i Dea Mishel nuk kërkohej fare në Google deri në momentin e nisjes së sherrit me Luizin.

Këtij debati publik iu bashkua dhe Egla Ceno duke dal në mbrotje të Deas po mos vallë ky ishte momenti që të dilej në krah të Luizit pasi të jesh fenomen nuk i jep askujt të drejtë të përdorë si të dojë për klikime dhe vëmendje.

REAGIMI I EGLËS: “Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh. Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, shkroi ajo.

By zonevip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *